|
Për Ne
Ndërmarrja N.T.T. Kosmonte Foods ka filluar punën në mars të vitit 2000. Për një kohë relativisht të shkurtër është bërë e njohur si udhëheqëse e distribuimit të produkteve ushqimore në tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Dubait.
Që nga fillimi e orienton rrugën e vet drejt importit dhe distribuimit të mallërave të kualitetit të lartë. Zhvillimi i suksesshëm i kësaj kompanie është mundësuar vetëm me ndryshimet e qëndrueshme të politikave afariste çka do të thotë; përmbushja e kërkesave të klientëve dhe konsumatorëve tanë. Konsumatorët dhe klientët tanë aktual dhe të ardhshëm paraqesin potencialin e jashtëm dhe kryesor, gjë që vazhdimisht i përcjellim shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Besojmë se kënaqësia e tyre është shembull i mirë i të arriturave tona në çdo segment të punës gjë që ne sigurojmë kualitet të lartë të mallit dhe çmime të favorshme.
Misioni i Kompanisë
Konsumatorëve i’u mundësojmë kuptueshmëri mbi prodhimet e shëndetshme ushqimore njëherit edhe kualitet të lartë të aktiviteteve distributive dhe në të gjithë hallkat furnizuese.
Misioni i suksesshëm i Firmës Kosmonte Foods ka zënë një pozicion konkurues në treg, duke i’u falenderuar vendosjes së mirë strategjike dhe rritjes së vazhdueshme në të gjitha veprimtaritë punuese.
Vëmendje të veçantë i kushtojmë investimeve dhe përqëndrimin e kemi më së shumti në: infrastrukturë , logjistikë, sistem operativ, burime njerzore dhe risive të ndryshme, që në çdo moment të jemi në gjendje t’u përgjigjemi nevojave të tregut.
Qëllimi i punës sonë është që në mënyrë sa më efikase t’i përmbushim nevojat e tregut të vendit duke i përcjellur trendet kombëtare e ndërkombëtare përmes vazhdimsisë së risive.
|
 |
 |